Skip to content

Meta takohet me liderin e opozitës turke në Ankara, presidenti i PL: Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Gjatë kësaj vizite ai është takuar me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke.

Meta u prit nga Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan, ku të dy shprehën vendosmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve dhe partive.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të pritesha sot nga Lideri i Partisë “Deva”, z.Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.

Së bashku shprehëm vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, por edhe midis dy partive.

E urova z.Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore

nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane.

Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë!

“”