Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj.Floreta Faber.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re