Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Ilir Meta u takua edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se me Ahmetin biseduan për procesin e integrimit të të dy vendeve, por edhe për projektin e Korridorit të 8.

“I hapur dhe i përzemërt, si gjithmonë, takimi me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruajti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re