24 orë para përfundimit të mandatit, presidenti i republikës ilir meta është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.

 

Gjatë takimit me shefin e qeverisë kosovare, kryetari i shtetit Meta ka theksuar nevojën për më shumë koordinim mes Tiranës e Prishtinës zyrtare në politikën e jashtme e rajonale.

 

“Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse procesi i berlinit.” – ka sqaruar presidenti Meta, i cili ashtu si Kurti, është kundër projektit “Ballkani i Hapur”.

 

Ndërsa gjatë takimit me kryetarin e kuvendit, presidenti deklaroi se Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në kosovë, në veçanti nga standardet që prishtina zyrtare ka për zhvillimin e zgjedhjeve.

 

Në të gjitha takimet zyrtare, kreu i shtetit Meta përsëriti se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe meriton liberalizimin e vizave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re