Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka dhënë detaje nga takimi që kreu i shtetit Ilir Meta ka zhvilluar në takimin e tij me të birin e George Soros, Alex Soros.

 

Përmes një postimi në Facebook, Blushi shkruan se në këtë takim Meta ka ngritur disa shqetësime, mes të cilave edhe përpjekjet  e qeverisë për të kapur drejtësinë.

 

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.   “Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut“.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re