Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu.

 

Pas përfundimit të takimit, për mediat Meta tha se rruga e opozitës janë protestat. Sipas tij, protestat dhe zgjedhjet janë  përgjigjja më e mirë për të mundur mazhorancën socialiste.

 

Ai theksoi se me Berishën kanë diskutuar për shumë çështje, por nuk zgjodhi t’i flasë publikisht.

 

“Ne do të ecim në rrugën e protestës dhe në rrugën e zgjedhjeve dhe protesta dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi, që është kërcënim për vendin tonë”, tha ai.

 

Ky takim vjen pak ditë pasi Meta dhe grupimi  i Berishës, që nuk përfaqëson Partinë Demokratike zyrtare, dorëzuan në KQZ listën me emrat e anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e 14 majit. Edhe PD e Alibejat i dorëzoi në KQZ emrat e komisionerëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re