Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me zv kryeministrin e parë të qeverisë së Kosovës Besnik Tahirin dhe ministren e Jashtme të Kosovës Meliza Haradinajn Stublla.

Meta shprehet se ndihet i lumtur që një gjeneratë e re në Kosovë ka marrë përgjegjësitë e qeverisjes e për ta dërguar Kosovën sa më pranë familjes europiane.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla).

I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re