Skip to content

Meta takon Grenell: Kënaqësi, e mbështes në përpjekjet për të promovuar investimet amerikane

meta

Presidenti Ilir Meta priti në një takim në Presidencë ambasadorin Richard Grenell.

 

Meta shpërndau në “Facebook” foto nga takimi dhe shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet për të promovuar investimet amerikane në rajon.

 

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur. 🇦🇱🤝🇺🇸”