Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Francë, është takuar me komunitetin shqiptar atje.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu I shtetit shkruan se është I lumtur që ka takuar një pjesë të komunitetit që jeton atje.

 

“Shumë i lumtur të vizitoja “La Maison de l’Albanie”, shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë”.

 

Ndër të tjera Meta thekson se ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re