Presidenti Ilir Meta këtë të dielë është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin.

 

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e përgjithshme.

 

 “Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re