Pas kerkeses per hartimin e nje strategjie te sigurte dhe transparente ne perballjen me virusin, presidenti Meta priti ne nje takim ministren e Shendetesise.

 Ogerta Manastirliu e siguroi kreun e shtetit se jane marre te gjitha masat per rritjen e kapaciteteve testuese, elementeve mbrojtes per personelin shendetesor  dhe krijimin e kapaciteteve pritese spitalore per pacientet me koronavirus.

Ilir Meta theksoi rendesine e mbeshtetjes se sektorit te shendetesise nga buxheti i shtetit e forcimin e masave mbrojtese per bluzat e bardha.

Kreu i Shtetit veçoi bashkepunimin me vendet e rajonit me qellim parandalimin dhe rihapjen  sa me shpejte te kufijve tokesore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re