Presidenti Ilir Meta në kuadër të vizitës që po zhvillon në Estoni ka zhvilluar një takim e Presidentin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Meta në një postim në “Facebook”, ndërsa shprehet se në fokus ka qenë bashkëpunimi ndërparlamentar mes dy vendeve dhe domosdoshëmria për ta forcuar atë.

 

“Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re