Presidenti Ilir Meta është takuar pasditen e kësaj të premteje me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos.

Kreu i shtetit ka theksuar lakminë e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.

“Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar. Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re