Presidenti Ilir Meta dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilluan një takim këtë të enjte. Diskutimi është përqendruar tek ndikimi i koronavirusit në ekonominë e vendit dhe masat e marra.

 

“U informova nga Guvernatori Sejko se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët. Duke vlerësuar punën e Bankës së Shqipërisë, shpreh besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re