Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në Prizren ku është takuar me qytetarët shqiptarë të strehuar në këtë qytet të cilëve u janë shkatërruar banesat.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se bashkëbisedoi me qytetarët për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e normalitetit.

 

Kreu I shtetit shpreh gjithashtu falanederime për Komunën e Prizrenit për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore.

 

“Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet. Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Mytaher Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re