Ilir Meta ishte sot në shtëpinë e një të moshuari nga fshati Postribë i Shkodrës.

Teksa poston videon nga takimi Meta thotë se pranvera kuqezi që nisi me 2 mars s’do ndalet deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.

“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. 

Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria!”, shkruan Meta. (TemA)

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë. "E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, "dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar". Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës. Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria! #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 7 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re