Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Presidentin Meta u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.’

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces dhe vlerësoi se përtej aspektit statistikor regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona për përballimin me sukses të sfidave të pandemisë dhe efikasitetit të përpjekjeve për sigurimin e vaksinave anticovid.

Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re