Skip to content

Meta takon zv.kryeministrin dhe ministren e Jashtme e Kosovës, ja mesazhi i presidentit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me zv kryeministrin e parë të qeverisë së Kosovës, Besnik Tahirin dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinajn Stublla.

Meta shprehet se ndihet i lumtur që një gjeneratë e re në Kosovë ka marrë përgjegjësitë e qeverisjes e për ta dërguar Kosovën sa më pranë familjes europiane.

“Kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla).

I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. ”, shkruan Presidenti.

/shqip