Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet lokale janë momenti kur të gjithë qytetarët duhet të ndëshkojnë kandidatët e Partisë Socialiste për mënyrën si kanë drejtuar 60 bashkitë e vendit.

 

Gjatë një konference për shtyp Meta theksoi se qëllimi i vetëm i opozitës është fitorja në betejën e vitit 2023 duke theksuar se nuk ka debate mes aleatëve për kandidatët.

 

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Do ti kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes për këtë shpërdorim total që kanë bërë. Ky është mesazhi jonë, sepse ndëshkimi është shumë i rëndësishëm edhe për atë që do të vijë nesër të opozitës. Mesazhi i Partisë së Lirisë është shumë i qartë ndëshkim për këtë katastrofë menaxhimi të rilindjes.”

 

Meta ka shmangur komentet për emrin e Ilir Alimehmetit si kandidat për bashkinë e Tiranës , duke përsëritur se kandidatët janë përgjegjësi e partisë demokratike dhe beteja e partisë së lirisë do të fokusohet te këshillat bashkiake.

 

“Nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë dhe as në të gjithë Shqipërinë.”

 

Kryetari i Partisë së Lirisë ka preferuar të mos komentojë as çarjen brenda partisë demokratike.

 

“Aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë. Përsa i takon problemeve të brëndshme të Partisë Demokratike jam përpjekur që të mos ketë dy parti. Kam qenë unë që i kam nxjerrë nga çadra.”

 

Koalicioni opozitar për zgjedhjet lokale tashme është skicuar dhe pjesë e tij janë partia demokratike, partia e lirisë, të gjitha partitë opozitare parlamentare përveç PDIU dhe pjesa më e madhe e partive jo parlamentare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko