Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish krizën politike në të cilën ndodhet vendi dhe ka kërkuar nga palët që të reflektojnë.

 

Përmes një deklarate për mediat kreu i shtetit ka thënë se vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

 

“Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990.”

Kreu i shtetit tha se askush nuk mund ti transferojë përgjegjësite gjetkë aq më shumë tek Presidenti i Republikes.

 

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re