Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar një apel të fortë opozitës.

Në një postim në “Facebook” Meta shprehet se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe se çdo gjë tjetër është alibi dhe bashkëfajësi.

“Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. 

Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. 

Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.

Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron!”, shkruan Presidenti Meta. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re