Presidenti i Republikës, lajmëroi sot në një konferencë për shtyp, se ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, për të kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë, godinën e Teatrit Kombëtar.

Meta u pyet lidhur me sulmet e Velaijt dhe shprehjen e tij “graj gomarin tënd”. Presidenti, u përgjigj me një deklaratë mjaft thumbuese, duke thënë se “Europa nuk është vetëm euro, por është kulturë”.

“Ju uroj të kaloni sa më mirë sot, ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim, do ta theksoj që për cilindo që nuk e ka kuptuar akoma, Europa nuk është vetëm euro, por kulturë, vizion, por edhe identitet”, tha Meta.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Vijon përplasja/ Presidenti bën padi të re në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re