Skip to content

Meta thyen “tabunë”, i përgjigjet komentuesit për një problem shtetësie

Presidenti Ilir Meta që prej marrjes së drejtimit të Presidencës është bërë shumë aktiv në mediat sociale.

 

Presidenti Ilir Meta shpesh publikon foto apo ndan me ndjekësit e tij momente nga udhëtimet në trevat shqiptare si dhe aktivitetet e tij në Presidnecë.

 

Por ndonëse e kemi parë shpesh të bëj promovime të ndryshme të Shqipërisë, Presidenti ka filluar që t’u përgjigjet komentuesve si rrallë herë duke u dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

 

Një shtetas shqiptar i larguar prej vitesh nga territori shqiptar, i cili jeton në Kosovë kishte komentuar në një postim të Presidentit duke I kërkuar këtij të fundit një shpjegim se përse nuk ka mundur dot të marrë shtetësinë shqiptare.

 

Edhe pse komentuesi shprehet i pashpresë se do të merrte një përgjigje, Presidenti duket se e ka parë komentin dhe I ka bërë një replikë duke I shpjeguar procedurën.

 

Në koment Meta shprehet se e ka kërkuar rastin e tij në Presidencë por për fat të keq dokumentet e tij nuk janë aty.

 

Duke I vënë në shërbim numrat e adminsitratës, Presidenti I ka kërkuar komentuesit që të flasë me stafin e tij dhe në momentin kur të vijë në Tiranë dhe të marrë zgjdhje për problemin e me pas ata do te takohen të dy në Presidencë.

 

Një veprim ky, që duket se ka thyer tabutë e kreut të shtetit, pasi shpesh presidentët e kanë pasur të kufizuar komunikimin me qytetarët në zgjidhjen e problemeve.