Në një kohë që zgjedhjet lokale janë tema e ditës në opinionin publik, Presidenti Meta vazhdon të shijoje momente relaksi në plazh.

Kreu i shtetit e nisi ditën e dielë me një foto përkrah zëdhënësit të vet Tedi Blushi, një të diel të cilën në postimin e tij e quante historike, plot diell e muzikë.

Tashmë teksa duhen edhe pak nga mbyllja e qëndrave të votimit, Meta ka postuar një tjetër foto nga e diela në plazh dhe pa votime, të paktën për të dhe për një pjesë të mirë të opozitës.

Ai ka “gjetur” në det ish lojtarin e njohur të kombëtares shqiptare Klodian Duro me të cilin ka ndarë edhe një foto, që e publikoi pastaj në rrjetet sociale, foto të cilës i shtoi edhe këtë koment:

 

E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re