Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti Ilir Meta mund të krijojë parti të ri.

Rama deklaroi në News 24 se do krijohet një parti e re e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Kryemistri tha se e gjithë lëvizja e organizuar kohët e fundit nga kreu i shtetit do të finalizohet në një parti politike, edhe pse ky është parashikim, jo se ka informacione të sakta.

“Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura. Sot ambasada amerikane bëri një tëeet. Do ta shikoni që procesi zgjedhor do të lidhet me dy faktorët; frika për zgjedhje dhe reforma në drejtësi”, tha Rama në Real Story.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re