Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën për shtyp një grup të strukturuar që funksionin në Shqipëri dhe që, sipas tij, bazohet në parimet e ‘deep state’ dhe ‘state capture’.

“I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasjen civile.

Nuk është një kurth i ri, është i hershëm, është një komplot që bazohet jo në parimet e demokracisë dhe as të vlerave të bashkimit evropian, dhe as të NATO, e cila siç tha sekretari i Përgjithëshëm ka demorkacinë.

Kjo bazohet në parimet e ‘deep state’ dhe ‘state capture’.

Ekziston edhe në vendet tjera që vuajnë nga agjendat e nëndheshme që janë komplot ndaj demokracisë”, u shpreh Meta.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko