Subscribe

Dy javë para datës së zgjedhjeve, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli para media i bindur në fitoren e opozitës, në betejën për 61 bashkitë e vendit.

 

Gjatë një konference me gazetarët, Meta deklaroi se 14 maji do të jetë një ditë triumfi për opozitën.

 

ILRI META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Qëllimi është i qartë, sot dy javë Shqipëria do të jetë në festë se ka shrrënjosur pushtetin monist në bashkitë e vendit.”

 

Beteja më e rëndësishme për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është Tirana dhe Ilir Meta akuzoi kryebashkiakun socialist Erion Veliaj për shpërdorim të buxhetit të kësaj bashkie. Meta solli si shembull pagesat për paga, sipas tij, në vitin 2016 bashkia shpenzonte për paga 34 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2021 fondi i pagave shkoi në 60 milionë dollarë.

 

“Aktualisht bashkia vetëm për paga dhe shpenzime operative shpenzon 130 milion dollarë ose 64% të buxhetit të bashkisë. Ndërsa investimet nga 34% që ishin në vitin 2016, shkojnë 18% në vitin 2021.”

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Meta, theksoi se të gjithë qytetarët duhet të reagojnë me votë kundër qeverisjes socialiste në 14 maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re