Presidenti i vendit Ilir Meta u është përgjigjur sot gazetarëve për një takim që ish-këshilltari i tij për çështjet e sigurisë Bahri Shaqiri ka pasur disa ditë më parë në kryeministri.

Për të shuar të gjitha zërat dhe kuriozitetet, Meta ka zbuluar se Shaqiri ka takuar në kryeministri shefen e kabinetit të Ramës, Vali Bizhgën, me kërkesën e kësaj të fundit, për të diskutuar lidhur me Forcat e Armatosura.

“Ish-këshilltari im ka qenë për çështje që kanë të bëjnë me forcat e Armátosurá, në një takim me drejtoreshën e kabinetit në kryeministri, të kërkuar prej saj”, u shpreh Meta para gazetarëve, në një konferencë e cila fokusin kryesor e kishte te kthimi i ligjit të Meterologjisë, si dhe çështja e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Gjatë ditës së djeshme presidenti Meta njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Bahri Shaqirit nga posti i këshilltarit të sigurisë në presidencë, dhe ndryshime të tjera në kabinet. (Lexo edhe këtu) 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re