Ditën e sotme, figura të ndryshme politike, por jo vetëm, gjithashtu edhe qytetarë nga të gjithë vendet e rajonit, kanë vizituar manastirin e shenjtë të “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan.

Më herët në këtë manastir ka qenë presidenti Meta i cili u pyt në lidhje me shkarkimin e tij në ditët e ardhshme. Ai tha se nuk gjendej aty për t’u lutur për këtë gjë, por uroi që “zoti ti fali të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë, dhe i udhëhetq të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”.

Pak më parë është prononcuar edhe deputeti i partisë Socialiste, Taulant Balla i cili ka thënë se kjo ditë e shenjtë duhet të shërbejë edhe për të bashkuar krerët e politikës rajonale jo vetëm qytetarët. Nërsa në lidhje me urimin e presidentit Meta, ai u shpreh si më poshtë:

“Kisha mbi të gjitha zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore jo ato ligjore. Nuk e di se çfarë ka thënë presidenti kështu që t’a lejmë me kaq”

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re