Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

1488228458_ilir-meta-e1534785680851

Përmes një postimi në Facebook, Meta ndër të tjera thotë “ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!”.

Reagimi i Metës:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🏻🇦🇱

Ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vemë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran

Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re