Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shpalljes fitues të Joe Biden në zgjehdjet presidenciale 2020 në SHBA.

Meta përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar fitoren Joe Biden dhe Kamala Harris, duke theksuar se do të punojnë sëbashku për të forcuar lidhjet dhe partneritetin mes dy vendeve.

“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet 2020. Të punojmë me Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin tonë”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re