Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Meta ka uruar edhe partitë shqiptare për rezultatin e lartë në këtë proces.
Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se “të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.”
URIMI I METËS
Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
