Presidenti Ilir Meta ka uruar Papa Françeskun në 84-vjetorin e tij të lindjes. Meta shpreh mirënjohje për udhëheqjen e Kishës Katolike dhe të njerëzimit në rrugën e paqes. Ai falenderon atë për mesazhet e vyera për popullin dhe në veçanti për rininë e Shqipërisë.

“Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes! Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19. Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë. Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme!”, shkruan Meta.

Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes!…

Posted by Ilir Meta on Thursday, December 17, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re