Presidenti Ilir Meta ka uruar këtë mëngjes të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë.

Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën me nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Të dashur miq, së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re