Presidenti Ilir Meta ka uruar Katerina Sakellaropoulou, presidenten e parë grua të Greqisë e cila sot u betua në parlament dhe mori zyrtarisht detyrën e re.

Meta i uron Presidentes greke suksese në këtë post të rëndësishëm si dhe shpreh bindjen e domosdoshmërisë së forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri- Greqi.

STATUSI I ILIR METËS

Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t’i uroj Sh.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou sa më shumë suksese në këtë detyrë të lartë dhe post shumë të rëndësishëm.

I bindur në domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe popujve tanë miq, në dobi të prosperitetit të tyre, adresimit të përbashkët të sfidave dhe kërcënimeve të globalizimit, dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Me rastin e betimit sot si Presidente e re e Republikës Helenike, kam kënaqësinë t'i uroj Sh.S.Znj. Katerina…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 13 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re