Presidenti Ilir Meta nisi sot një vizitë shtetërore dy ditore në Kosovë, me ftesë të homologut të tij Hashim Thaçi. Ai u prit me ceremoni shtetërore në sheshin Ibrahim Rugova, nën himnin e Kosovës dhe Shqipërisë.
 
Pas ceremonisë së pritjes, presidenti Thacci ka nderuar presidentin Meta me “Urdhrin e Pavarësisë”, në shenjë falenderimi për kontributin e tij në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
 
Në një konference të përbashkët për mediat, Thaçi ka kërkuar nga Meta që Shqipëria t’u jap shtetësinë sudenteve dhe biznesmenëve të Kosovës, për t’I lejuar të lëvizin lirshëm ne Evrope
 
Pas takimit me Thaçin, Meta pritet të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve.
 
Pas bisedimeve, Presidenti Meta pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovvës, Kadri Veselin si dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh edhe ministër i jashtëm, Behgjet Pacollin.
 
Presidenti Meta, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, do të mbajë edhe homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova si dhe në kompleksin e memorialit “Adem Jashari”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re