Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka nisur këtë të hënë nje vizitë dy ditore në Maqedoni. Ai është pritur me nderime ushtarake në Shkup nga presidenti i vendit fqinj, George Ivanov. Dy homologët do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura në vilën e presidentit Ivanov, dhe më pas do të mbajnë një mbledhje mes delegacioneve të dy vendeve. Sipas agjendës, Meta do të takohet me kreun e parlamentit, Talat Xhaferin, kryeministrin Zoran Zaev, dhe liderë të partive parlamentare maqedonase. Presidenti i Shqipërisë pritet të vizitojë edhe muzeun e alfabetit shqip në manastir.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re