Presidenti, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar mbrëmjen e djeshme edhe legjendën e Vllaznisë, ish-futbollistin Sabah Bizi e familjen e tij.

Meta thotë se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme në shoqërinë e tyre, ndërsa i ka kërkuar nipit të Sabah Bizit, Sabionit, edhe ai tepër i talentuar në futboll, të ecë në hapat e gjyshit, për ta bërë sërish të madhe Vlazninë.

STATUSI I PLOTË

Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër, me Legjendën Kuqezi, Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekullueshme.
Legjenda frymëzon shumë fëmijë për t’u bërë si ai.
Une dje takova dhe Sabionin, nipin e tij, tepër i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për futbollin.
Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko