Skip to content

Meta viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Krujë

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të premte shtëpinë e disa familjeve në qytetin e Krujës dhe në fshatin Hasanaj të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

 

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se ndjekja e verifikimeve të para është e domosdoshme për zgjidhje të sigurta.

 

“Sot vizitova shtëpitë e disa familjeve në qytetin e Krujës dhe fshatin Hasanaj, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndjekja e verifikimeve të para, e domosdoshme për zgjidhje të sigurta!”