Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.

Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore”, – u shpreh Presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re