Presidenti i Republikës, Ilir Meta  është takuar me Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Karin Kneissl, ku ka vlerësuar vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria po i jep integrimit evropian të Shqipërisë.
 
Ndër të tjera në fjalën e tij Meta është shprehur vlerësim për marrëdhëniet e shkëlqyera historike midis dy vendeve.
 
“Mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vlerësoj angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018. Vlerësoj praninë e kompanive të mirënjohura austriake, veçanërisht në sektorët energjetik, bankar e të sigurimeve.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re