Ai e mbajti fushatën me “sfurqe”, “kosore” “sopata”, “prerje duarsh”,  kryetari i opozitës me imazh perëndimori, me flamuj, mesazhe paqeje, thirrje për ndryshim.

Ai përplaste tavolina studiosh dhe i akuzonte ambasadorët si “palë” në proces e “armiq” të vendit, Basha vijonte axhendën me ta si një politikan bashkëpunues

Ai do “t’ia priste duart” kujtdo që prekte votën, Basha ftonte derë me derë njerëzit në votim.

Ai mbajti qëndrime të forta ndaj patronazhistëve apo “fuksave” të Rilindjes siç rëndom i cilësoi, Basha e pa si çështje periferike sepse “asgjë nuk e ndalte fitoren”.

Ai ndërmori një fushatë të ethshme nga veriu në jug me thirrje alla revolucionare për referendum,  llogaridhënie e sekuestrim pasurish,  Basha “distancohej” nga rrëmuja politike, dhe fliste për program e integrim të vendit.

Ai fliste për “fuksa” “banditë” oligarkë”, ”kriminelë” “hajduta”, Basha takonte socialiste të zhgënjyer.

Ai bënte përgjegjës Edi Ramën për vrasjen në Elbasan, Basha ia la drejtësisë ta thotë fjalën e vet.

Ai kërkoi ta çojë Ramën në “psikiatri”, Basha në shtëpi.

Ai mbajti qëndrim të fortë për plagosjen në Kavajë, Basha përgjigjej se asgjë nuk e ndalte alternativën e shpresës

Ai nuk tha se kë do preferonte Bashën apo Ramën kryeministër,  Kryetari i PD-së “mbushte mendjen”  se “ai nuk ishte piktor, por dinte se çfarë i duhej Shqipërisë”.

Ilir Meta tha se do merrte opozitën në rast fitoreje të Ramës, Basha premtoi se do ishte kryeministër i gjithë shqiptarëve

Ilir Meta, që për shumëkënd në PD u pa si një produkt që nuk favorizoi Bashën në zgjedhjet e 25 Prillit, ndodhet përballë një mazhorance për shkarkim.

Sërish Basha ka një tjetër qëndrim.

Kuvendi tregoi të enjten kuorumin kushtetues për ta shkarkuar, Basha u përgjigj me Gazmend Bardhin, jo përmes një deklaratë zyrtare, por një postimi në Twitter se, “detyra e PD është të luftojë për kthimin e demokracisë në vend”.

Për PD çështja “Meta” as nuk artikulohet me emër, por kategorizohet si “çështje tjetër”.

“Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”.

Për PD kjo ka rëndësi të thuhet… Kinse, axhenda e saj po shihet e ndryshme nga ajo Metës…Fushata e 25 Prillit e tregoi formalisht këtë…Se sa të vërteta ka brenda, koha do ta tregojë shpejt… (N.P)  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re