Presidenti Meta ka zbardhur arsyen se pse nuk e dekretoi që në fillim Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm, gjë që shkaktoi një krizë disatitore politike mes tij dhe mazhorancës qeverisëse.

Duke folur për Opinion-in me gazetarin Blendi Fevziu, Meta ofroi po atë arsyetim, i cili, ashtu siç u ofrua dhe pak orë para dekretimit në provën e dytë, nuk mbartte asnjë okultizëm për t’u thënë në një seancë parlamentare me dyer të mbyllura.

Në pyetjen se “a ishte Kushtetuta ajo që ju pengonte?” (për dekretimin herën e parë), përgjigja e presidentit qe:

“Sigurisht që Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv”.

Siç ndodhi e siç duhet tashmë, ky ngërç u zgjidh në pak orë, ku Lleshi u ofroi vetëlargimin nga Forcat e Armatosura, duke u pasuar nga dy dekrete njëra pas tjetrës të Metës: ai për largim si ushtarak dhe emërim si civil në krye të Rendit.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re