Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se nuk është as me opozitën dhe as me qeverinë dhe se është në krye të shtetit për të mbrojtur Kushtetutën.
“Nuk kam qenë njësh me opozitën, as me qeverinë. Jam njësh me Kushtetutën deri në 22 korrik 2022”, theksoi Presidenti.
Sa i përket ftesës së liderit të opozitës Lulzim Basha në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta dha arsyet e tij pse e ndërmori një hap të tillë.
“Nuk është çështje mëshire. Nuk është e parashikuar pjesëmarrja e kryetarit të opozitës, por presidenti ka të drejtë të ftojë përfaqësues të ndryshëm. Ftesa ime për zotin Basha si kryetar opozite ishte e arsyshme pasi çështja që diskutonim është mbarëkombëtare. Ai përfaqëson të paktën gjysmën e qytetarëve. Kam marrë 48% e të votave në zgjedhjet e fundit. Është çështje respekti për atë që zoti Basha përfaqëson dhe për temën”, u shpreh presidenti në Syritv.
