Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me protestën e kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, duke u shprehur se “qeverisë së 1 prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen”.

Po ashtu kreu i shtetit ka publikuar një dokument që mban datën 2, ku Meta i drejtohet Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albcontrol-it dhe Autoritetit të Aviacionit Civil, ku evidentohen problematikat dhe shqetësimet e ngritura nga sindikata.

Për dijeni kjo shkresë i është drejtuar edhe ambasadores amerikane Yuri Kim si dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Duke tentuar te jete pjese e bashkeqeverisjes, pavaresisht se partia qe drejton LSI eshte ne opozite dhe Presidenti me Kushtetute eshte mbi palet por dhe honorifik ne nje republike parlamentare, Ilir Meta ka zbuluar vete skenarin e bllokimit te aeroportit dhe per pasoje dhe vaksinave!

Postimi i plotë i Metës:

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.

Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.

Postimi i plotë i Ramës

Me një postim në Twitter, Rama e quan Metën “një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”.

“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re