Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar se vendimin për anulimin  e zgjedhjeve e ka marrë në përgjegjshmëri të plotë me Kushtetutën, pasi datën e zgjedhjeve e përcakton kodi zgjedhor.

 

Krur i shtetit në fjalën e tij është shprehur se është i detyruar që të marrë një vendim të tillë në situatën në të cilën ndodhej politia dhe se sipas tij zgjedhjet do të zhvillohen në një datë tjetër.

 

” Duke e ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë edhe disa modele të ndryshme të Kushtetutës edhe disa të përkthyera gabim. Jam i detyruar që të dal para jush për ata që kanë lexuar një tekst të lexuar keq. Ju bëj me dije se Kushtetuta zyrtare është kjo këtu që po iu tregoj unë. Kushtetuta që nga neni 1 dhe deri në fund nuk përcakton afatin kur zhvillon zgjedhjet, nuk thotë që zhvillon në datë 30 të këtij muaji apo tij, këto i ka Kodi Zgjedhor. Edhe partitë e dinë mirë sa e kanë respektuar. Në disa raste kanë ndryshuar jo Kodin por edhe Kushtetutën brenda një nate. Si shpjegohet se ish-presidentët që kanë shtyrë zgjedhjet nuk janë akuzuar se kanë shkelur Kushtetutën, por kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin referuar rrethanave. Në disa raste kanë ndryshuar edhe kodin, por edhe kushtetutën brenda një nate. Si shpjegohet që presidentët e mëparshëm që kanë shtyre zgjedhjet më parë nuk akuzohen për shkelje të kushtetutës. Pra sipas tyre presidenti duhet të marrë leje nga partitë dhe të noterizojë vullnetin e tyre. Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e shpallur nga presidenti si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje. Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil.”

 

Gjithashtu kreu i shtetit Meta ka thënë se nuk e di se pse PS ka marrë një vendim të tillë për shkarkimin e tij.

 

Ai eshte shprehur se nuk eshte aty për të ndihmuar tekat e opozitës, dhe se nuk eshte konsultuar me Bashën dhe Berishën për vendimin e shtyrjes së zgjedhjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re