Dhjetëra shqiptarë gjendjen të bllokuar në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe pre disa orësh po apelojnë që shteti t’i lejojë të hyjnë në territorin shqiptar. Për këtë situatë të pazakontë ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili i kërkon autoriteteve shqiptare ndërhyrjen e menjëhershme për lejimin e tyre për futjen në territorin shqiptar.
“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë”, thekson presidenti
Kreu i shtetit kërkon nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve shqiptare në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës.
