Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale thotë se idhulli i tij nuk është Eskobari, një narko-trafikant meksikan, një nga njerëzit më të pasur në botë gjatë viteve ’90.

Sipas Presidentit, heronjtë e tij janë të gjithë ata heronj që e bëjnë krenar që është shqiptar.

“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”- shkruan Presidenti në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re