Një ditë pasi Lulzim Basha ka premtuar rumbursimin e shpenzimeve për Covid nëse bëhet kryeministër, Ilir Meta ia ka kërkuar këtë qeverisë së sotme.

Me një reagim të zakonshme me akuza dhe sulme, kreu i Shtetit shprehet se demagogjia duhet të marrë fund. Meta i referohet shkrimit të një portali, teksa shkruan se babëzia gjatë pandemisë është veprim kriminal.

Ai kërkon edhe listën e personave që do të vaksinohen.

Ja çfarë shkruan sot Ilir Meta, që vetë pranoi të mbante maskë vetëm në fund të nentorit të kaluar:

“Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.

Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve.

Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund!

Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit.

“Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!

I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!”

Kujtojme se pak minuta me pare ka qene ish kryeministri Sali Berisha ai qe ka leshuar nje ultimatum ne drejtim te qeverise, qe menaxhimin per perballimin e pandemise t’ia lene ne dore Ilir Metes.

Me sa duket ne kete kohe fushate ky eshte nje veprim i koordinuar mes dy aleateve, Berisha e Meta, mbeshtetur dhe nga lideret zyrtare te opozites, basha e Kryemadhi qe kerkojne ilaçe falas per te infektuarit nga koronavirusi!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re