Katër ikona të Partizanit dhe pjesë e rëndësishme e klubit janë dekoruar sot nga presidenti i vendit Meta.

Në një ceremoni të vecantë, ish mbrojtësi Sulejman Starova, mesfushori Ilir Lame , sulmuesi Ylli Shehu dhe portieri Mikel Janku,  që u nda nga jeta disa kohë më parë,  janë vlerësuar nga presidenti Meta me titullin  “Mjeshtër i Madh”.

Një cmim i meituar ky për katër legjenda të Partizanit, te cilët përvec klubit të kuq kanë dhënë kontributë të vecantë dhe për kombëtaren shqiptare  duke përfaqësuar kështu në mënyrën më të mirë ngjyrat kuqezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re